Shqiptarët vrasin kot mendjen? Debati, Dosti: E përjetova keq, një javë në shtrat!

A e vrasim mendjen dhe për çfarë më se shumti? Ishte kjo tema e diskutimit sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi.  Diola Dosti u shpreh se e vrasin mendjen, e momentalisht më së shumti e vret mendjen me të ardhmen e vajzave të saj. Ndër të tjera tregoi se e ka vrarë mendjen pas deklaratës që kishte bërë në një intervistë por më vonë i tha vetes “sa idiote”.

“Kam vrarë mendjen për një fjalim timin që u bë publik në Kosovë, ku mediat i morën dhe i shtrenbëruan fjalët e mia, e përjetova shumë keq, një javë në shtrat. Por tani që e mendoj them “ke qenë  copa idiotes që e ke vrarë mendjen””.

Më tej shtoi se vetë gjinia femërore e ka përkëdhelur gjinën mashkullore.

Juristja Enida Bozheku tha se kur e vret mendjen nuk e zë gjumi. Ajo rrëfeu se në një moment të jetës së saj e kanë shpikur ndaj saj sa i takon jetës personale, kur ka pasur daljet e saj të para televizive.

“Ka patur njëher një rast, por e kapa veten shpejt dhe e menaxhova. Vitet e para ku ishin daljet e para në televizion, ku pashë ligësinë e shqiptarit, ku atriubuonin pa të njohur fare dhe të bënin biografinë tënde pa ditur asgjë. Filluan të shpifin shpifin dhe që shkonte nëpërmend ta atribuon ty. Filluan të shpikin për jetën time personale që nuk ekzistonte. Dhe unë më shumë u preka për prindërit”.

Sipas pedagogut, Rezart Prifti pjesa më e madhe e njerëzve flenë më shumë seç duhet sepse nuk kanë çfarë të bëjmë.

“Kjo shoqëri ka kriza identiteti. Studentët i dëgjoj sepse më mbajnë mendjen gjallë, por nuk i dëgjoj më si më përpara sepse nuk kam qejf të dëgjoj të njëjtat gjëra”.

Pyetjes se Ermalit se për çfarë më së shumti e ka vrarë mendjen dhe më pas ka kuptuar që është shqetësuar kot, Rezarti iu përgjigj se lidhen kryesisht me pjesën profesionale.

“Kryesisht ka të bëj me punë profesionale, ngaqë jam shumë i ngarkuar se bëj disa punë… ti e nis me pasion dhe sheh që janë koqekandari vërdall e thua “kot sa të merrem, budalla je”.


Shtuar 10.12.2021 19:59