Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Caktohen prokurorët e rinj për Shullazit por emrat mbahen sekret
Pëlqej
Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”.

Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se emrat nuk bëhen të ditur deri në seancën gjyqësore të radhës, pra më 25 shtator.

"Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës", -thuhet në njoftimin e thatë zyrtar të këtij institucioni.

Seanca e pretencës do të mbahet më 25 shtator, ndërkohë kryeporokuroja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka kërkuar ndërhyrjen e Arta Markut për të gjetur prokurorë të rinj.

Një ditë më parë Arta Marku ka urdhëruar procedimin disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan shortin.

Seanca e pretencës ishte vendosur për në 11 shtator, por prokurori Eneid Nakuçi, i sëmurë befas, ka kërkuar leje 6-mujore, shkruan TCH.

Nuk dihet nëse prokurori ka frikë apo është kërcënuar. Këto dyshime shtohen edhe për faktin se Donika Prela gjatë mbledhjes ka propozuar blindim të grupit hetimor, me propozimin që nga dy prokurorë, gjatë mbledhjes në pretencë të paraqiten katër, përfshi edhe atë vetë. /albeu.com/


Shtuar më 21/09/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori