Cakaj ministër "hije", asnjë fjalë në konferencën 90 minutëshe me Ramën
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Jashtëm Cakaj dhanë një deklaratë për mediat pas refuzimit të BE për hapjen e negociatave.

Por gjatë konferencës e cila zgjati plot 90 minuta, Cakaj nuk tha as edhe një fjalë.

Pas deklaratës për media, Cakaj ka reaguar në Facebookku shkruan se pavarësisht mungesës së konsensusit në Këshill për çeljen e negociatave, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane.

“Nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018” -u shpreh Cakaj.
Shtuar më 18/10/2019, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori