Cakaj i "hakërrehet" Vuçiçit: Skandaloze propaganda e Millosheviçit
Dënimi me dy vite burg i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq nga Gjykata e Prishtinës ka ndezur replikat edhe mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në një deklarim për mediat, Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Masakra e Reçakut është një trillim duke thënë se dënimi i tij është i frikshëm.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ashpër ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili i ka quajtuar deklarimet e Vuçiç si “propagandë Goebbelsiane të Millosheviçit”.

Më tej Cakaj shkruan se është skandaloze dhe fton aktorët përgjegjës të dënojnë vepra të tilla, që sipas tij, janë përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës dhe që fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit.

“Porpaganda J. Goebbelsiane e Millosheviçit tani u shndërrua në një kampion të mohimit, zvogëlon dhe vë në dyshim krimet e luftës. Skandaloze! Aktorët e Intl duhet të dënojnë vepra të tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. # Masakra # Reçak nuk do të harrohet kurrë!”, shkruan Cakaj.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Walker, një mashtures”, tha Vuçiç para gazetarëve.
Shtuar më 06/12/2019, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori