Çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 13ºC.
Shtuar më 26/02/2020, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori