Ca pika shiu ranë mbi qelq dhe lanë gjysmën e Shqipërisë pa drita!
Pëlqej
Mbrëmjen e kaluar pothuajse në të gjithë vendit ranë ndjeshëm temperaturat duke sjellë në disa qytete edhe reshje shiu.

Pas një periudhe të gjatë thatësire dhe temperaturash tropikale, reshjet e shiut po shiheshin si një “mrekulli” nga qielli.

Por ditën e sotme nuk raportohet kështu.

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi, për të sjellë probleme me energjinë elektrike në Shqipëri.

Zona të ndryshme deri në këto orë të mëngjesin kanë të paktën 8 orë pa energji elektrike dhe kjo për shkak të reshjeve të shiut mbrëmjen e kaluar, shkruan Albeu.com.

Sipas informacioneve të para nga OSHEE, grupi i punës ka punuar gjithë natën deri në orët e para të mëngjesit për të menaxhuar avarinë e shkaktuar nga moti i keq.

Ndërkohë probleme mësohet se të ketë pasur në zonën e “Yzberishtit”, ndërsa në zonën e “Unazës së Re” nuk ka energji elektrike prej 8 orësh.

Njoftimi i OSHEE

Në "Unazën e re" është evidentuar një kabëll i dëmtuar, i këputur, në afërsi të rrethrrotullimit tek "Shqiponja".

Punonjësit e OSHEE janë duke punuar me kujdes pasi terreni është i lagësht prej reshjeve.

Po tentohet t'i jepet energji zonës në fjalë përmes linjës unazore. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori