Ju kanë munguar Babastars-at, djemt kanë rezervuar surpriza për fansat (FOTO LAJM)

Viti 2020 ka ardhur mjaft produktiv mes këngëtarëve shqiptarë. Këtë herë janë “Babastars” ata të cilët kanë një surprizë për fansat e tyre.

“Prive.al” ka treguar se Ghetto Geasy, Majk dhe Onat i kanë gati projektet e tyre të reja dhe shumë shpejt do të sjellin për fansat një super album.

Ende nuk dihet si do të titullohet ky projekt, mirëpo bëhet e ditur se bashkëpunimi i parë do të lançohet në fund të muajit shkurt.

Më tej djemtë do të vazhdojnë me këngë të reja të cilat pa diskutim do të jenë hitet e radhës.


Shtuar 12.02.2020 12:53