Bylykbashi:Të inkriminuarit s'mund të kandidojnë në 21 Qershor
Sot deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin e opozitës për dekriminalizimin e politikës. “PD dorëzoi sot në Kuvend projektligjin për dekriminalizimin e politikës, i cili përmban ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor. Nuk duhet të ketë më elementë të inkriminuar në politikën shqiptare”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ai ka bërë me dije se pr/ligji është bazuar në ekspertizat më të mira ndërkombëtare dhe përfshin kryesisht veprat kriminale të lidhura me terrorizmin dhe krimin e organizuar. “I bëjmë thirrje mazhorancës që të mos e pengojë këtë projektligj, pasi duhet miratuar sa më shpejt”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori