Bylykbashi flet për negociatat Rama-Basha: Kam qenë pranë, di ca të vërteta
Deputeti demokrat, Oerd Byklykbashi ka qenë njeriu që ishte aq pranë kryedemokratit Lulzim Basha në orët e ethshme të negociatave me kryeministrin Rama.

Ai tha në emisionin “Kjo Javë” në News 24, se ato ishin momente me disa të vërteta që vetëm në një libër me kujtime mund t’i përmbledhë,
“Ato kanë qenë negociata nga dy kryetarët e partive. Është e vërtetë që unë kam qenë shumë pranë dhe di ca të vërteta, por ka edhe pjesë që nuk i di. Mund të them s se mbeten negociata të kryera prej tyre me sukses. Marrëveshjet kanë atë pjesën e tyre jopublike, ajo pjesa, e elementëve që projektohen për të ardhmen, siç është marrëveshja për reformën kushtetuese”,­ sqaroi ai.

Sipas Bylykbashit, gjëja më e rëndësishme është që u mbyll një kapitull pas të cilit vjen ndryshimi për të ardhmen. Ai shtoi se falë këmbënguljes së opozitës, Rama u detyrua në 3 muaj të ndryshojë 11 ministra. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori