By Passi i Fierit, PS: Qeveria po zvarrit projektet
Sali Berisha
Parlamenti mori në shqyrtim të enjten marrëveshjen e kredisë prej 35 milionë euro për ndërtimin e bypass të Fierit me një gjatësi prej 22 kilometrash. PS akuzoi qeverinë se po zvarriste disaprej projekteve rrugore të jugut dhe për kosto shtesë, sipas tyre, të panevojshme.

Kryeministri, Sali Berisha i pranishëm në seancë u kërkoi të majtëve që të mos bëjnë fushatë me këto projekte që janë në interes të të gjithë qytetarëve.

"Në të gjitha këto km ka qënë vota kundër e opozitës por ajo që më ka çuditur ishte vota juaj kundër tunelit të Elbasanit, vota juaj kundër autostradës Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë dhe shtetave për to. E vërteta është se ju votuat kundër shtesave sepse për ju qytetarët e Vlorës, Fierit, Tepelenës duhet të vinin gropë pas grope në Tiranë sepse ato i imagjinonit se do të kthehen në vota. Vota juaj unanime do të ishte një xhest pendese", deklaroi Berisha.

Deputetët morën ne shqyrtim edhe marrëveshjen financiare të ndryshuar mes qeverisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektine rrugës Fier-Tepelenë. Edhe për këtë aks rrugor të majtët adresuan të njëjtat akuza ndaj qeverisë.

"Në kontratën financinare, pë financimin e projektit Fier- Tepelenë, paraqitur sot pë miratim, ne do ta vojmë pro, jo se Saliu na ka etiketuar kundra rruge, as qër apologjinë që Saliu bëri këtu para një ore, por duhet ti japin fund zvarritjeve dhe mashtrimeve të Berishës që i qan zemra pë popullin e Fierit dhe Gjirokastrës. Po penalizoni drejtuesit e PS në rrethe, sot ju po servirni mashtrimin e radhës, ku thoni se punimet mbarojnë pas një muaji",- deklaroi Dade. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2012, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori