B.Xhekson: Serbia nuk ka të drejtë veto për statusin e Kosovës
Albeu.com
Brus Xhekson, kryetar i Projektit për demokracitë në tranzicion dhe një nga anëtarët kryesorë të Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor është i zhgënjyer me politikanët e Beogradit, për të cilët thotë se për Kosovën japin kryekëput deklarata nacionaliste.Politikanët serbë nuk dëshirojnë publikisht të përkrahin raportin e këtij Komisioni ndërkombëtar sepse në të njihet fakti se Kosova që sot de fakto është e pavarur. Kjo buron edhe nga rezoluta 1244, thotë Xhekson.
"Konsideroj se moszgjidhja e statusit të Kosovës është e kobshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Ne anëtarët e komisonit, andaj angazhohemi që zgjidhja e statusit të Kosovës të ndahet nga të gjitha çështjet e tjera", thotë Xhekson dhe shton se komisioni është i mendimit se duhet njohur statusin e pavarur ekzistues të Kosovës, që sipas tij, nuk nënkupton sovranitet. "Konsiderojmë se autoritetet e Kosovës, kur të tregojnë aftësinë që të marrin përsipër detyrën e mbrojtes së vërtetë të pakicave, të monumenteve fetare dhe të tjera, gradualisht të fillojnë të marrin karakeristikat e sovranitetit", thotë ai.
Xhekson nënvizon se politikanët në Serbi edhe më tutje e kanë vështirë të njoftojnë publikun e tyre se miti për Kosovën ka marrë fund. Ata thjesht nuk duan të bëhen lajmëtarë të lajmeve të këqija", thotë Xhekson duke theksuar se Serbia si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e ka zërin sa i përket zhvillimit të çështjeve në rajon, por nuk ka të drejtë veto. Kjo me siguri, shton ai, është vështirë t'u shpjegohet elementëve radikalë në Serbi dhe pajtohet se këto janë kohëra të pakëndshme për Serbinë, tha mes tjerash Brus Xhekson për "Zërin e Amerikës". qik
Shtuar më 01/06/2005, ora 18:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori