Shenasi Rama: Seanca e nesërme për buxhetin, një funeral politik
Shenasi Rama, pedagog i politikës në Universitetin e New York-ut në SHBA, e parashikon si një funeral politik, seancën e nesërme parlamentare ku do të diskutohet Buxheti i vitit 2015.

Mungesën e opozitës në Kuvend ai e sheh si një marrëveshje të fshehtë të saj me mazhorancën në kurriz të një populli që do të vazhdojë të mbajë mbi shpinë, "parinë e Tiranës". Por, nga ana tjetër, prof.Rama hedh edhe dyshimin e protestave të ashpra, pasi prej këtij populli "të traumatizuar", çfarë nuk pritet të ndodhë.

Në një shënim në Facebook, Shenasi Rama shkruan: "Nesër aprovohet buxheti i vitit te ardhshem dhe nuk ka dyshim qe ajo seance do te jete si nje funeral politik… por me premtime bujare e te parealizueshme si ai per 300 000 vendet e punes.

Ajo qe duhej te ishte nje drame politike e dhimbshme ne Kuvend, ku permes analizave duhej te zbulohet realiteti i hidhur, eshte kthyer ne nje triumf propagandistik qe synon te binde njerezit se rrena e mashtrimi, piktura dhe ilustrimi eshte realiteti. E nderkohe opozita nuk shihet kund, jo pse nuk eshte, por sepse eshte bashke me kete palen tjeter. Por, si gjithmone, peri keputet duke u holluar e zullumi duke u trashur. Se ja do ta shtyje edhe 10 muaj kjo qeveri, po pastaj? Sepse qe nga janari do te duhen te pakten 10 miliarde ne vit qe do te dalin prej diku, 4.75 miliarde per buxhetin e te tjerat per Bexhetin, Edin, e Kismetin. Nga do te dalin keto para? E vit mbas vitit? Parate e pista do te kontrollohen disi nga jashte, emigrantet nuk do te sjelin me gje, industri nuk ke, borxhe nuk merr dot, e veten nuk e takson…

Atehere do te hash njerezit, dhe me nje popull te traumatizuar, qe e di dhe e sheh diten per diell se po mban mbi kurriz parine e Tiranes, ç’ka nuk pritet me ndodhe!", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2014, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori