Tifozi hyn në fushë për ta takuar në mes të ndeshjes, acarohet keq Ronaldo (VIDEO)

Juventusi u mposht me rezultat 1-0 nga Lyoni në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo ka qenë gjatë gjithë ndeshjes i acaruar.

Ndoshta ndikoi loja jo e mirë e Juventusit në pjesën e parë, ndoshta rezultati, por në një moment kur fusha është pushtuar nga një tifoz që shkonte ta takonte portugezi ka reaguar dhe e ka sulmuar për ta trembur.

Më pas, tifozi i është ulur në gjunjë deri sa ka ndërhyrë siguria dhe e ka nxjerrë jashtë zvarrë.


Shtuar 26.02.2020 22:43