Buxheti i Kosoves per 2009 do te jete 1 miliard e 430 milione euro
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaçi, bëri të ditur se buxheti i vitit 2009 do të jetë në vlerë prej 1 miliard e 430 milionë euro, ose 15.4 për qind më shumë se vitin e kaluar.Kështu bëri të ditur kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë i cili miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm e vlerësoi historik për Kosovën, sepse sipas tij është buxheti i parë i një shteti të pavarur dhe buxheti i parë që e kontrollon në tërësi qeveria e vendit.
"Buxheti i vitit 2009 është 1 miliard e 430 milionë euro, apo 15.4 për qind më i lartë se vitin e kaluar. Unë dua të theksoi se i gjithë ky proces i implementimit të këtij buxheti do të jetë i hapur transparent i përgjegjshëm duke respektuar ligjshmërinë dhe në shërbim të rritjes së funksionimit demokratik dhe efektive", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Ndërsa, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala tha se buxhetit i vitit të ardhshëm siguron stimulim të mjaftueshëm fiskal për vendin, por ofron edhe shumën e përgjithshme të shpenzimeve publike.
“Buxheti si tërësi ofron shumën e përgjithshme të shpenzimeve publike prej 1.1 miliard euro që është 26 për qind e bruto produktit vendor dhe kjo për ekonominë tonë është një shifër e konsiderueshme. Ky buxhet siguron stimulimin fiskal për Kosovën për një rritje të projektuar prej mbi 6 për qind gjatë vitit 2009 dhe kjo është platforma jonë e parë për zhvillimin ekonomik", tha Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Qeveria e Kosovës llogaritë se me buxhetin e vitit të ardhshëm veç pagave të arsimtarëve që tash janë ngritur, një gjë të tillë ta bëjë edhe në gjithë sektorët publik të vendit, por sipas tyre primare do të jetë rritja ekonomike në të gjitha fushat sidomos atë privat.

Bul Saliu, ALSAT KOSOVA
Shtuar më 03/11/2008, ora 22:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori