Juventus e zëvendëson Dybalan me një tjetër argjentinas

Angel Di Maria mund të vazhdojë karrierën te Juventusi.

Klubi torinez është i interesuar të nënshkruajë me argjentinasin si një transferim i lirë këtë verë, sipas La Gazzetta dello Sport.

34-vjeçari shihet si zëvendësues i Paulo Dybala , kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Sipas RMC Sport, PSG nuk do ta mbajë Di Marian dhe do ta lërë të largohet si lojtar i lirë.


Shtuar 5.04.2022 19:40