Bushati zbardh detaje të Konferencës së Berlinit
Pëlqej
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh sot se konferenca e Ballkanite cila mbahet në Berlin më 28 Gusht ka në qendër një bashkëpunim për rivijëzimin e disa projekteve infrastrukturore dhe ekonomike që lidhin vendin tonë fizikisht me pjesën tjetër të BE.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, ky është një takim mes rajonit dhe BE nën patronazhin gjerman, i cili synon të forcojë bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve. Siç thekson ministri ky bashkëpunim synon përafrimin e rajonit drejt BE-së, me shpresën se dy pjesë të Europës do të njësohen gradualisht.

Bushati tha se është e nevojshme një lidhje fizike e vendeverajonit, dhe pikërisht këtë synon të sjellë edhe konferenca e Ballkanit. Kjo sipas tij do të vihet re edhe në qëndrimet njësuara të vendeverajonit në këtë samit, ku si pikë e përbashkët do të jetë lidhja fizike me Bashkimin Evropian.

“Është një takim ndërmjet rajonit dhe BE nën patronazhin mund të thuhet, gjerman që synon për të stimuluar një proces më të përforcuar bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve tona me synim afrimin e tyre drejt bashkimit Evropian.

Kur flas për një bashkëpunim më të përforcuar nuk kam parasysh thjesht bashkëpunimin thjesht në këndvështrimin politik por gjithashtu kam parasysh realizmin e disa projekteve infrastrukturore të rëndësishme që do ta lidhnin fizikisht këtë pjesë të Evropës me pjesën tjetër që është zyrtarisht pjesë e bashkimit Evropian.

Pala shqiptare e ka gjykuar dhe ka vlerësuar me gjithë seriozitetin e duhur këtë përcaktim që i është bërë Shqipërisë në ndarjen e roleve në këtë konferencë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, duke u nisur nga fakti që Shqipëria mban presidencën e vendeve që janë në procesin e Europës juglindore, dhe përparojë kryeministri Rama është drejtues i kësaj nisme.

Shqipëria është një vend që këtë vit ka marrë statusin kandidat, pra përbën lajm në raport me vendet e tjera të rajonit”, tha Bushati për A1 Report.

Ministri i Jashtëm foli edhe për stabilitetin në rajon dhe rolin që ky samit ka. Ai shprehet se Shqipëria është cilësuar si një spirancë stabiliteti në rajon, ndërsa shtoi se vendi ynë e sheh gjithashtu këtë takim edhe si motiv për thellimin e stabiliteti në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori