Bushati vizitë në Gjermani, takohet me Westerwelle
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u nis sot për një vizitë pune në Gjermani ku do të takohet me homologun e tij, Guido Westerwelle.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati do të zhvillojë takime me Këshilltarë të Kancelares Merkel, me deputetë të Parlametit gjerman, si dhe do të mbajë një fjalë në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Gjatë takimeve do të trajtohen çështje që lidhen me axhendën evropiane të Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe, rajonin, etj.
Shtuar më 14/11/2013, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori