Kapen me kanabis në makinë, policia arreston dy italianet në pikën kufitare

Dy vajza të reja nga Italia, janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia shqiptare gjatë kontrollit të bërë në pikën kufitare të Kakavijës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjeitn me të cilin lëviznin dy vajzat me banim në Romë, është gjetur kanabis.

Menjëherë pas kontrollit policia ka vënë në pranga L.C 33 vjeçe dhe E. I., 29 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.08.2023 15:15