Transferimi nga te Barcelona pas 8 vitesh te Bayern, dalin detajet e marrëveshjes për Lewandowskin

Robert Lewandowski pritet të zyrtarizohet te Barcelona, pasi katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bayern Munich.

Raportohet se në arkat e kampionëve të Gjermanisë do të kalojnë 45 milionë euro, shumë që mund të shkojë në 50 milionë euro me gjithë bonuse.

Lewandowski është pjesë e Bayern Munich prej verës së vitit 2014, kur u largua me parametra zero nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi polak ka luajtur me fanellën e Bayern Munich 375 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 344 gola.