Shqipëri-Japoni, impuls i ri në bashkëpunimin mes dy vendeve
Pëlqej
Gjatë një takimi me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë z. Bunmei Ibuki dhe delegacionin Parlamentar qe e shoqëronte, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu sot rëndësinë që Qeveria shqiptare i kushton marrëdhënieve me Japoninë duke shprehur gatishmërinë për t’i dhënë një impuls të ri bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga Japonia nëpërmjet programeve të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) në Shqipëri.

Ndërsa zoti Ibuki vlerësoi stabilitetin politik në Shqipëri si një faktor i rëndësishëm sigurie për stabilitetin dhe zhvillimet në rajon, i cili i hap udhën një pranie më të rëndësishme edhe të biznesit japonez në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori