Bushati takon homologët e Islandës, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Pëlqej
Në kuadër të Sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi takime dypalëshe me homologët Gunnar Bragi Sveinsson, të Islandës, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, të Kuvajtit dhe Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takimin me ministrin Sveinsson, Bushati vlerësoi mbështetjen e Islandës në proceset integruese dhe kontributin e saj për Kosovën.

Dy ministrat nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e taksimit të dyfishtë midis vendeve tona dhe u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë si shtysë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen, në fushat me interes bashkëpunimi, si energjia e rinovueshme, mjedisi dhe shëndetësia.

Më tej bashkëbiseduesit ndanë mendime për situatën në Ukrainë, rrezikun global që paraqet terrorizmi sot dhe rëndësinë e përballjes me të.

Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit ,Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah. Ministri e përgëzoi kolegun kuvajtian, në emër të qeverisë shqiptare, për vlerësimin e OKB-së, e cila e ka shpallur Kuvajtin “Qendër humanitare ndërkombëtare” dhe Lartësinë e Tij, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Kuvajtit “Lider humanitar”. Gjithashtu, dy ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, ujit, energjetikës dhe turizmit. Në fokus të bisedës ishte dhe riaktivizimi i bashkëpunimit me Fondin kuvajtian për zhvillimin ekonomik arab.

Gjatë punimeve të Sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Në takim, palët vlerësuan dinamikën në rritje të shkëmbimeve politike ndërmjet autoriteteve më të larta të të dy vendeve. Ky intensifikim i kontakteve politike po reflektohet në zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dypalësh
Shtuar më 27/09/2014, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori