Bushati takohet me komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare
Pëlqej
Ministri Bushati, priti sot në një takim pune Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, zj. Astrid Thors, e cila viziton vendin tonë për herë të parë. Ministri Bushati, e njohu znj. Thors me vullnetin e qeverisë shqiptare për të qenë një faktor konstruktiv në rajon si dhe për të dhënë kontributin e duhur në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vendet ku jetojnë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ai shprehu gatishmërinë e palës tonë për të bashkëpunuar me Zyrën e Komisioneres për një angazhimin efektiv në mbikëqyrjen e zbatimit të parimeve të OSBE për pakicat kombëtare në të gjitha vendet e rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori