Ndahet nga jeta vëllai i Diego Maradonës

Hugo Maradona, vëllai i Diego Maradona, vdiq në moshën 52-vjeçare të martën, më 28 dhjetor, pasi pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij në Napoli.

Ashtu si vëllezërit e tij Diego dhe Raul, Hugo filloi të luante futboll në një moshë shumë të re dhe madje nënshkroi për Napolin në moshën 18-vjeçare, megjithëse shpejt u huazua te Ascoli.

Hugo përfundoi duke mos pasur një karrierë në elitën e futbollit dhe në vend të kësaj i fokusoi përpjekjet e tij në projektet e futbollit të të rinjve.

La Gazzetta dello Sport është gazeta që raportoi për herë të parë lajmin për vdekjen e Hugo Maradona, e cila vjen 13 muaj pasi Diego Maradona ndërroi jetë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 13:23