“Për kë je aty moj Kiara?”, Ermiona e ashpër me banorët e rikthyer: Ti Efi nuk je Luizi, je futur për protagonizëm

Teksa po jepte mendimin e saj nga studio për banorët që u rikthyen në “Big Brother VIP”, me sportivitetin që e karaterizon, Ermiona kuptoi se papritur banorët po e dëgjonin.

Ishte ndërhyrja e Kiarës që e bëri të kuptonte.

Ermiona: Ish-banorët ashtu si janë futur, ashtu do dalin. Ata i dinë tashmë strategjitë, falso më duken. Unë nuk i llogaris fare ato. Po të njëjtat gjëra. Ato vetëm qajnë, i japin këtij populli vetëm mërzi. Kiara nuk e di se çfarë bën aty brenda. Është për Luizin apo për veten? Për kë je aty moj Kiara? Se ti dhe Efi i keni dhënë shqetësim Luizit.

Efi: Mua më intereson shqetësimi im njëherë.

Ermiona: Ai ka 5 muaj aty brenda. Të ishe ti mikeshë, nuk do ishe fare brenda. Vetëm filma po bëni aty brenda. Jepni diçka të vërtetë se e keni lodhur këtë publik. Bëni humor aty. Më lër të flas Efi.

Efi: Ti vetëm po bërtet.

Ermiona: Ke sjellje fodulle komplet.

Efi: Ti e thua këtë gjë?

Ermiona: Unë e them. Ti nuk je Luizi. Je futur për protagonizëm aty.


Shtuar 8.04.2023 23:11