Moti i keq në Vlorë, pezullohen lundrimet për mjetet lundruese

Lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit është pezulluar për tre ditë për shkak të kushteve hidrometeorologjike.

Pezullimi fillon nga ora 15:00 e të kësaj të marte deri në orën 20:00 të së enjtes, njofton Kapiteneria e portit të Vlorës.

Sa i takon mjeteve të lundrimit ndërkombëtar, do të ketë pezullim të tyre vetëm gjatë ditës së nesërme, 5 shkurt.

Pritet që pasditen e sotme të fillojnë reshjet e shiut dhe stuhitë në pjesën më të madhe të vendit.

Si pasojë, deti do të ketë dallgë të mëdha që e vështirësojnë lundrimin dhe rrezikojnë jetën e njerëzve që tentojnë të lundrojnë në kushte të tilla.


Shtuar 4.02.2020 15:16