Bushati: Opozita u kujtua vonë për Reformën Administrative
Pëlqej
Kryetari i Aleancës Demokrastiane Zef Bushati apelon për uljen e gjakrave mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani duhet të shuhen. Në një intervistë për Shekullin, ai thotë se duhet unitet për hir të çështjes kombëtare dhe zhvillimeve të brendshme e rajonale.

Bushati ka komentuar edhe ndarjen e re Administrativo-Territoriale. Sipas tij kjo reformë duhet bërë me patjetër sepse në vendin tonë ka komuna fiktive pa veprimtari. Demokristiani ka shpjeguar se ka kryetarë komunash që nuk banojnë në komunën që janë zgjedhur.

“Ka komuna të vogla që krijojnë një shpenzim ekonomik të pamerituar mbi kurrizin e qytetarëve ndaj kjo ndarje do të sjellë një centralizim të pushtetit vendor”, shprehet Bushati.
Shtuar më 30/08/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori