Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Bushati në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, z. Ditmir Bushati, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, që u organizua në Berlin nga Qeveria gjermane, nën kujdesin e veçantë të Kancelares Angela Merkel.

Konferenca e Nivelit të Lartë rikonfirmoi perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e vënë theksin dhe promovuar bashkëpunimin rajonal, qoftë kjo në aspektin politik, por edhe atë makroekonomik.

Në fjalën e tij gjatë Segmentit të Ministrave të Jashtëm, Ministri Bushati shprehu rëndësinë e periodizimit të kësaj iniciative, si dhe gjetjen e instrumentave të duhura për të mundësuar, në vitet e ardhshme, hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete të përbashkëta në rajon që zgjojnë interesin e investitorëve potenciale gjermanë dhe evropianë në tërësi.

Ministri Bushati solli në vëmendje ndryshimet e mëdha në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës në Evropë, duke nënvizuar rëndësinë që u duhet kushtuar aspekteve gjeopolitike në procesin e zgjerimit, të cilin e konsideroi si një proces të bazuar në merita dhe udhëhequr nga performanca, por duke ruajtur në të njëjtën kohë kredibilitetin dhe parashikueshmërinë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank.W.Steinmeier, në fjalën e tij u shpreh se kjo Konferencë nënvizon sërisht angazhimin gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke na dhënë mundësinë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit drejt BE-së, si dhe për të diskutuar çështjet që janë vendimtare për ritmet dhe suksesin e përafrimit të tij me BE-në.
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori