Bushati me homologët e Rumanisë e Lituanisë: E ardhmja e rajonit, BE-ja
Pëlqej
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar ndërsa garantoi edhe realizimin e reformave për marrjen e statusit kandidat. Kështu u ministri i Jashtëm Ditmir Bushat pas takimit që ai pati sot me homologët e tij të Lituanisë dhe Rumanisë.



“Rikonfirmova qëndrimin e qartë të qeverisë që marrja e statusit të kandidatit dhe hapja e negociatave përbën një objektiv kombëtar dhe në këtë drejtim reformat që kanë lidhje me shtetin e së drejtës, korrupsionit, krimit të organizuar, administratën publike, të drejtat e njeriut përbën një përparësi themelore të programit tonë qeverisës” tha Bushati.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius deklaroi se lufta kundër korrupsionit do të përshpejtojë procesin e integrimit europian.

"Me ministrin Bushati biseduam për luftën ndaj korrupsionit. Jam i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve tona në shumë fusha do të jetë i frytshëm", u shpreh Linkevicius.

Ministri i Jashtëm rumun Corlatean vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon,si dhe ndërrimin e qetë të pushteteve.

"Politika duhet të bashkëpunojë sa më shumë për procesin integrues", tha Corlatean.

Vizita e Ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius zhvillohet në kuadër të mbajtjes së Presidencës së radhës të BE-së, ndërsa Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean viziton Tiranën në kuadër të kryesimit të radhës së Nismës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Shtuar më 08/10/2013, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori