Calhanoglu bën për “ujë të ftohtë” shokun e ekipit (VIDEO)

Interi mposhti Milan dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin për këtë trofe, ndërsa në Seria A vazhdojnë të luftojnë me kuqezinjtë e Stefano Piolit për titullin kampion, pasi zikatërtit pozicionohen në vendin e dytë me vetëm 1 pikë më pak se “kushërinjtë” e tyre.

Paraqitjet e javëve të fundit dukshëm kanë kthyer edhe atmosferën pozitive tek të besuarit e Simone Inzaghit, teksa nuk mungojnë edhe lojërat mes lojtarëve.

Së fundmi ka qenë Hakan Calhanoglu i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar një video ku shikohet që tremb shokun e skuadrës.

Denzel Dumfries ishte “viktima” e lojtarit turk, teksa ky i fundit e tremb për “vdekje” 26-vjeçarin. Dumfries mbetet i shtangur, ndërsa Calhanoglu nuk ndalon së qeshuri./ h.ll/albeu.com

SHIKONI VIDEON


Shtuar 21.04.2022 13:23