Bushati kërkon legalizimin e kanabisit
Pëlqej
Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati propozon legalizimin e mbjelljes së kanabisit. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se nuk do ishte ide e keqe që edhe në Shqipëri të ligjërohej mbjellja e kanabisit.

“Duket se po shtohen radhët e atyre që po e lejojnë. SHBA, Franca dhe tani edhe Italia. Është biznes. Rrit nivelin ekonomik. Unë kurrë as e kam ditur e as e kam imagjinuar që kanabisi kultivohej në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vetëm kur e mësova nisa të mendoj për ato qindra familje që ushqeheshin me këtë lloj pune. Është e lehtë të mbyllësh një aktivitet, por është shumë e vështirë të hapësh një tjetër. Do ishte ndryshe nëse do t’u thoshim kultivuesve: Nuk do merreni me këtë lloj aktiviteti, por që nesër do filloni një tjetër aktivitet që ju siguron jetesën….” shkruan Bushati.

Duke iu përgjigjur një komentuesi, ai thotë se ajo duhet të kultivohet nën kontrollin e qeverisë. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori