Juventus ka gati dy goditje nga PSG

Juventus në këtë merkato ka primare transferimin e një sulmuesi dhe të një mesfushori.

Allegri mendon se dy përforcime të mira në këto reparte do e ndihmonin klubin të ringrihej e të luftonte për zonën Champions. Pista Vlahoviç nuk është shumë konkrete dhe për të arritur tek shërbimet e serbit do shumë punë pasi klube të mëdha janë të interesuara për të.

Juventus kthehet tek Icardi. Sulmuesi argjentinas është pëlqyer nga “zonja e vjetër” që në kohën kur ai luante për Interin, ku Marotta tentoi ta shkëmbente me Icardin por gjuha e përbashkët nuk erdhi. Tashmë Icardi është shumë pranë Juventusit, sulmuesi i ka dhënë përgjigjen pozitive klubit italian. Icardi nuk ka më hapsira në francë që pas ardhjes së Messit dhe tashmë ai kërkon një klub ku të luaj më shumë.

Icardi i ka thënë “Po” Juves dhe tashmë klubi italian pritet të bëjë ofertën e parë zyrtare te PSG, për ta afruar argjentinasin me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit. Gjithashtu për mesfushën opsioni i parë është holandezi i PSG-së, Wijnaldum.

Mesfushori holandez nuk është i lumtur te klubi francez pasi minutat e tij në fushë janë shumë të pakta dhe dëshiron një klub ku të luaj më shumë./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 09:39