Bushati denoncon oligarkët rreth Ramës
Socialisti Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalim të fortë pak më parë në Kuvend duke shënjestruar politikën e këtyre viteve, ku një rol të rëndësishëm ka edhe ish-shefi i tij në qeveri, Edi Rama.

Madje, në fund të fjalimt të tij, Bushati i çon një mesazh të fortë atij në lidhje me vendimin e Komisionit Europian për të hapur ose jo negociatat me Shqipërinë.

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare tha gjithashtu se e shqetësonte mbledhja e të ardhurave në një grusht njërëzish, një sinjal i fortë ky për oligarkët rreth Ramës.

I gjithë fjalimi është një denoncim për politikën e vendit dhe nëse nuk do t'i thuhej se këto fjalë i përkasin një deputeti të maxhorancës, çdokush do ta ngatërronte me fjalimin e shefit të opozitës.

Më poshtë, pasazhe nga fjalimi i Bushatit

“Jemi në vendet e fundit në Europë, ku diaspora nuk ka të drejtën për të votuar ata kërkojnë njohje të kontributeve, për të pasur edhe një numër vendesh në Kuvend të dedikuar për ta ekskluzivisht.

Për diasporën kemi bërë pak, jemi përpjekur për të revulocionizuar shërbimet konsullore, me sa më pak abuzim. Por, kemi dobësi si shtet dhe shoqëri për të mbrojtur shqiptarët jashtë atedhut, duhet të mbështesim financiarisht edhe këtë si prioritet.

30 vjet nga rënia e komunizmit jemi në një dilemë si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut dhe si tja bëjmë jetën më të lehtë atyre që jetojnë këtu..”- tha Bushati.

****
“ 30 vite më pas mund të themi se jemi në gjedje më të mirë ekonomike. Por jemi duke përjetuar një krizë vlerash, e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash.

Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë. Nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës.

S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje.

Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh.

Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm më të drejtë, t’i vendosim etiketën për cfarë duhet të njihemi.

Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera. Para se ti drejtojmë gishtin njëri tjetrit duhet ti bëjmë pyetje vetes ku isha unë dy-tre javë para se BE të merrte vendimin për ne, ne do t’ja falim vetes? Cfarë do të thonë fëmijët tanë?".
Shtuar më 12/09/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori