Bushati flet për detin: Nuk ka një marrëveshje me Greqinë
Pëlqej
Cështja e detit është padyshim një nga pikat e marrëveshjes me Greqinë, që i intereson më së shumti shqiptarëve.

Për këtë cështje, duhet thënë se ka munguar transparenca me publikun, dhe se shumë pak informacione kanë qarkulluar në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Greqinë media.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se nuk ekziston ende një marrëveshje për detin.

“Nuk ka marrëveshje. Kemi depozituar një draft-marrëveshje te Presidenti. Një marrëveshje ka dy anë, parimet dhe rezultatin. Nuk kam folur ende se cili mund të jetë rezultati ynë i mundshëm”, deklaroi Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori