Bushati bën paralajmërimin e fortë: Lista e personave “non-grata” akoma nuk është mbyllur
Pëlqej
Ngjarjet në Bularat jatë varrimit të Kacifasit nuk janë pritur mirë nga populli shqiptar edhe pse duhet thënë se reagimet zyrtare nga shteti ynë ishin disi të vakëta.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ftuar në Vizion Plus deklaroi mbrëmjen e sotme se akoma ka persona të tjerë në listën e personave të padëshiruar, dhe që do të mbajnë pasojat e veprimeve të bëra në Bularat.

Ai tha se, është heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik në Greqi për aktin e gjuajtjes ndaj policisë, është zhgënjyese.

“Kemi pritur që nga qeveria greke të kishte një distancim të qartë sidomos nga shfaqet ekstremiste gjatë ceremonisë mortole dhe instrumentalizmit negativ që u bë”, tha ministri Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori