Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir
Bushati shpreh keqardhje pas vendimit për shtyrjen e
negociatave për Shqipërinë.
Përmes një
postimi në Twitter,
Bushati shprehet se, shtetet
anëtare të BE-së nuk iu
përmbajtën konkluzioneve të qershorit të kaluar për celjen e
negociatave për antarësimin në BE.
Postimi i plotë
“Është për të ardhur keq që vendet
anëtare të Bashkimit Europian nuk iu
përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e
negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces.# Albania4EU”, shkruan
Bushati.
Shtuar më 18/06/2019,
ora 19:54