Bushati: Basha dhe e djathta, pengje të sherreve të vjetra të Berishës
Kalimi i FRD-së së Topit në një aleancë të panatyrshme me PS-në është parë nga këndvështrime të ndryshme nga analistët. Ka prej tyre që fajësojnë Topin për një koalicion jo normal me Partinë Socialiste, por edhe të tjerë që për radhitjen e FRD-së majtas fajin e shohin tek Lulzim Basha.

Andi Bushati shkruan sot se duhet të ishte Basha ai që të ftonte Topin në një koalicion të gjerë të djathtë duke lenë pas të shkuarën problematike të këtij të fundit me Berishën. “Pyetja që do të shtronte çdo njeri i arsyeshëm, këtë të premte, kur ka dëgjuar takimin e Bamir Topit me Edi Ramën është: A nuk mund ta bënte ai këtë sot me familjen e tij të dikurshme politike? A nuk duhet të kishte qenë Basha dhe jo Rama që duhej ta kishin ftuar atë në koalicion? A nuk i takonte një shefi të ri opozitar, të ngrihej mbi trashëgiminë e viteve të fundit, t’i kapërcente luftrat e liderit të vjetër me mullinjtë e erës dhe t’i ftonte të gjithë ish kundërshtarët e tij për rikrijimin e një opozite të re të djathtë?”, - shkruan Bushati.

Sipas tij, PD duhej të kishte marrë në konsideratë kontributet që ka pasur Topi për këtë parti por edhe çmenduritë e Berishës në krye të saj dhe duke krijuar bazën për mundësimin e një koalicioni të madh fitues raporton portal Albeu.

“Lulzim Basha nuk ka pasur as forcën dhe as mundësinë ta fillojë këtë proçes. Ashtu sikurse në debatet televizive, ashtu sikurse në qëndrimet publike, politika e tij konsiston më shumë në glorifikimin e së shkuarës, sesa në projektimin e të ardhmes, në ruajtjen e trashëgimisë, më shumë sesa në krijimin e alternativës. PD-ja e sotme, përpara një partie politike që synon pushtetin e nesërm, i ngjan një fondacioni që promovon vlerat e qeverisjes së djeshme berishiane”.

Bushati përfundon duke thënë se Basha nuk mund të jetë iniciatori i një koalicioni të madh të djathtë nisur nga fakti se udhëheq duke u ndikuar nga konflitet e vjetra të Berishës. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori