Bush: Mbrojtem myslimanet ne Kosove, Afganistan e Irak
Pëlqej
Albeu.com
Liria fetare është bazë e një shoqërie të shëndetshme, tha presidenti amerikan George Bush. Duke iu drejtuar konferencës që po mbahet në Kombet e Bashkuara për dialogun ndërfetar, Bush ka mbrojtur politikat e administratës së tij lidhur me popullsitë myslimane.
"Vendi ynë ka ndihmuar në mbrojtjen e e lirive fetare të të tjerëve, duke filluar nga çlirimi i kampeve të përqendrimit në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e duke vazhduar me mbrojtjen e myslimanëve në vende si Kosova, Afganistani dhe Iraku", tha presidenti Bush.

Ai shtoi se "nuk jemi të frikësuar të qëndrojmë bri disidentëve fetarë dhe besimtarëve që praktikojnë fenë e tyre edhe kur një gjë e tillë nuk është e mirëpritur". (REL)
Shtuar më 14/11/2008, ora 03:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori