Bush i garanton Berishës mbështetje për pavarësi të Kosovës
Albeu.com
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, mori pjesë në tryezën "Demokracia dhe Shoqeria Civile" në Nju Jork me ç'rast është takuar edhe me presidentin Bush. Takimin me të ai e cilësoi si momentin kulmor të qëndrimit të tij në Nju Jork.Një ndër çështjet më të rëndësishme që Berisha bisedoi me presidentin Bush ishte çështja e të ardhmes së Kosovës, e cila do të diskutohet këtë fundjavë në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Berisha në prononcimin e tij për shtyp theksoi se presidenti Xhorxh Bush i garantoi mbështetjen e tij të plotë dhe të administratës amerikane për pavarësinë e Kosovës, gjë që do të realizohet në kuadrin e Treshes. Po ashtu, Berisha theksoi se shumë anëtarë të kësaj tryeze u shprehën për zgjidhjen e pavarësisë së Kosovës si kusht i domosdoshëm për stabilitetin. Çështja e Kosovës u diskutua edhe në takimin që ai pati me Kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Shtuar më 26/09/2007, ora 17:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori