Bush i dergon leter Nanos ne lidhje me zgjedhjet
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, ne nje leter derguar kryeministrit Nano ka folur per zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne vendin tone. "Zgjedhjet e kesaj vere do te sherbejne si nje moment mjaft te rendesishem i progresit dhe ne jemi te bindur se te gjithe shqiptaret do te punojne se bashku per te siguruar qe keto zgjedhje te jene sipas standarteve te duhura"- shkruan Bush ne letren e tij e cila i eshte percjelle kryeministrit Nano nepermjet ambasadores amerikane ne Tirane Marsi Ris. Gjithashtu presidenti amerikan eshte shprehur se Shtetet e Bashkuara vazhdojne te mbeshtesin fuqimisht aspiraten e Shqiperise per nje integrim te plote ne komunitetin Euro-Atlantik. Ne letren e tij Bush ka vleresuar edhe vendimin e fundit te qeverise shqiptare per rritjen e numrit te forcave te saj ushtarake ne Irak. Ky eshte nje tjeter tregues i angazhimit te vazhdueshem dhe te thelle te Shqiperise ne luften kunder terrorizmit ne mbare boten dhe sigurimit te paqes, stabilitetit dhe demokracise ne Irak- ka thene Bush. Nga ana tjeter shefi i shtepise se bardhe ka vleresuar rolin e Shqiperise ne promovimin e stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal. Perpjekjet e vendit tuaj gjate kryesimit te tanishem te Kartes se Adriatikut, jane nje kontribut i rendesishem per rajonin dhe qellimin tone te perbashket per nje Europe te bashkuar, te lire dhe ne paqe-perfundon mesazhin e tij presidentin amerikan. albeu.com/News 24
Shtuar më 08/04/2005, ora 23:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori