Bush firmos - Shqiperia ne NATO
Albeu.com
Në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe ambasadorëve të Tiranës dhe Zagrebit, Bush ka nënshkruar aktin për hyrjen e të dy vendeve ballkanike në Aleancën e Atlantikut.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka firmosur të premten Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe ambasadorëve të Tiranës dhe Zagrebit, Bush ka nënshkruar aktin për hyrjen e të dy vendeve ballkanike në Aleancën e Atlantikut.

Nënshkrimi i presidentit amerikan, vjen pas vendimit të rreth një muaji më parë që mori Senati i SHBA-ve, i cili ratifikoi me votë unanime Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Presidenti Bush e ka cilësuar këtë akt si shumë të rëndësishëm dhe historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e Washingtonit për të dy vendet - duke u bashkuar me aspiratat për integrim.
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori