Busek thotë se përderisa Bosnja dhe Kosova janë protektorate nuk mund të bëhen anëtarë të
Albeu.com
Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren me krizën aktuale në Bashkimin Evropian, por duhet të përqëndrohen në përmirësimin e situatës së tyre, ka porositur koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek.Sipas tij, integrimi i rajonit duhet bërë hap pas hapi, duke e zvogëluar angazhimin ndërkombëtar. Problem të madh paraqesin përfaqësuesi i lartë në Bosnje e Hercegovinë dhe UNMIK-u në Kosovë. Përderisa të ketë protektorate, Bosnja dhe Kosova vështirë që do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
"Nuk mund të jesh anëtar i BE-së duke qenë nën protektorat", ka thënë Busek. qik
Shtuar më 17/06/2005, ora 15:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori