Busek thotë se diskutimet për statusin e Kosovës duhet të fillojnë gjatë këtij viti
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi takoi sot koordninatorin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek.Pas takimit Busek është shprehur se në Bruksel ekziston bindja se diskutimet për statusin përfundimtar të Kosovës duhet të fillojnë gjatë këtij viti. Por, sipas tij, problem ende mbetet arritja e një qëndrimi të përbashkët me faktorët relevantë për këtë çështje.
"Është e nevojshme që të flitet jo vetëm me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duhet të krijohen lidhje edhe me Beogradin", tha Busek dhe premtoi ndihmën e Paktit për Kosvën. "Kosova nuk është më vrimë e zezë në rajon", theksoi Busek dhe kërkoi që qeveria e Kosovës të ofrojë projekte konkrete. qik
Shtuar më 04/05/2005, ora 22:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori