Busek: Shpallja e njëanshme e pavarësisë - do të ishte e rrezikshme
Albeu.com
Para mbledhjes së Këshillit të të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, koordinatori i BE-së për Paktin e stabilitetit, Erhard Busek tha se mendon se mund të ketë shtyrje ose rifillim të përpjekjeve për planin.Zgjidhja më e rrezikshme, sipas tij, do të ishte në rast se kosovarët do të shpallnin në mënyrë të njëanshme pavarësinë dhe do të fillonin të lindin rivalitetet nga më të ndryshmet.
Duhet të ekzistojë një interes i përgjithshëm që hap pas hapi do të shkojmë në një zgjidhje që do të stabilizojë rajonin, tha Busek për D. Welle, duke theksuar se fakti që Rusia nuk e ka mbyllur derën jep një lloj perspektive. "Gjithashtu kërkohet edhe diplomacia e BE-së për një zgjidhje që çon në stabilitetin e rajonit" tha Busek. rtk
Shtuar më 03/04/2007, ora 15:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori