Busek: Evropa të ketë qëndrim unik për Kosovën
Albeu.com
Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, kërkoi gjetjen e një zgjidhje për statusin e ardhshëm të Kosovës. BE duhet të veproj dhe të arrij një qëndrim unik sa i përket kësaj çështje, tha Busek në një intervistë dhënë kanalit dokumentar televiziv "Evropa në satelit".“Mendoj se çështja e Kosovës duhet t'i afrohet zgjidhjes dhe ajo varet në masë të madhe prej bashkësisë ndërkombëtare. Duhet hartuar një qëndrim i përbashkët i Bashkimit Evropian sepse ky është një problem evropian dhe ne nuk kemi nevojë për ndërhyrje nga jashtë”, tha Busek, njofton DW.
Shtuar më 20/10/2007, ora 22:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori