Nuk e meritoi fitoren? Reagimi emocionues i ndërkombëtarëve për këngën e Arilenës (VIDEO)

Festivali i RTSH-së hasi në shumë polemika pas përfundimit!

Publiku u nda në dy pjesë dhe të shumtë ishin ata që mendonin se kënga fituese duhej të ishte shpallur ajo e Elvana Gjatëës.

Askush nuk shante Arilenën, por mendonin se një baladë nuk është e denjë për “Eurovizion”.

Megjithatë në një video kolazh videosh që ka publikuar Arilena së fundmi, shihet se publiku i huaj e ka fiksuar shumë shpejt këngën dhe të gjithë emocionohen me zërin e saj.

Feedback-u i njerëzve duket mjaft pozitiv, ndaj Arilena nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

“Ju dua të gjithëve. Mirënjohëse. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ajo në postim.


Shtuar 9.01.2020 12:10