Burrin e zë korrenti pasi shkon për të kryer nevojat personale në kabinë elektrike
Mesditën e sotme një qytetar në Durrës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa kryente nevojat personale, në afërsi të kabinës.

DurrësLajm përcjell duke iu referuar dëshmitarëve se burri në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është dërguar pa ndjenja në spital me makinat e rastit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Policia ka nisur hetimet.
Shtuar më 10/01/2018, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori