Burri vrasës i gjyqtares përballë drejtësisë, çfarë thotë për fëmijët?
Pas më shumë se një muaji që nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizit në Tiranë, bashkëshorti i saj është përballur me motrën e së ndjerës për kujdestarinë e fëmijëve.

Disa javë më parë, Armela Asllanaj ka hapur çështje civile në Gjykatën e Tiranës për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, ku edhe Kasemi ka qenë palë e interesuar. Seanca e parë, kur janë njohur palët, është zhvilluar ditën e djeshme me dyer të mbyllura, shkruan Panorama.

Burimet thonë se Kasemi nuk është tërhequr as kësaj radhe, duke ndërhyrë në seancë dhe duke shprehur mendimin e tij kundër marrjes së kujdestarisë së dy fëmijëve nga ana e ish-kunatës së tij.

“Kam edhe unë vëllezër e motra plot”, mësohet të ketë thënë Kasemi në sallën e gjyqit. Përkundër kësaj, seanca e djeshme u zhvillua për ta njohur Kasemin lidhur me këtë proces. Tashmë, Gjykata pritet që të marrë vendim në seancën e ardhshme lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2017, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori