Radhë të gjata makinash në Kiev, mungesë në disa pika karburanti

Pikat e karburantit në të gjithë kryeqytetin ukrainas të Kievit janë mbyllur për shkak të mungesës së karburantit në vend.

Sipas CNN, duke qenë se shumë pika karburanti janë mbyllur ato që mbeten të hapura kanë radhë të gjata makinash që presin për orë të tëra.

“Kjo nuk është normale. Kaloj më shumë kohë duke menduar se si të gjej karburant sesa shpenzoj duke u përpjekur të gjej klientë. Ka më pak njerëz në Kiev se më parë, aq më pak klientë për taksinë time,”– tha një shofer taksie për CNN.

Përveç kufizimit të udhëtimit, mungesa e karburantit po ndikon gjithashtu tek pronarët e bizneseve lokale që përpiqen të mbajnë kompanitë e tyre në këmbë.

“Ne kemi nevojë për naftë për prodhimin dhe benzinë ​​për dërgesat tona. Të dyja janë një problem për momentin. Nuk jam i sigurt se do të mund të bëjmë dërgesa sot, sepse na është dashur të presim kaq gjatë në këtë radhë. Kam kërkuar kudo, nuk ka benzinë ​​në asnjë stacion në Kiev, ne jemi shumë me fat që e gjetëm këtu,”-tha pronari i një bar-caffe.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar tha se mungesat e karburantit do të ndalen pavarësisht nga sulmet ruse që dëmtuan një numër deposh nafte në të gjithë vendin.

Në një deklaratë javën e kaluar, Ministrja e Ekonomisë Julia Svyrydenko tha se mungesat do të eliminoheshin brenda një jave, pasi operatori kishte siguruar kontrata me furnitorët europianë./albeu.com