Hysaj pas humbjes: Le ta marrim si mësim, duhet të jemi më të përqëndruar

Shqipëria u mund 1-2 në shtëp nga Izraeli, në ndeshjen e  vlefshme në Nations League.

Golit të Brojës iu përgjigj dopieta e Solomon. Pas takimit të Air Albania, për mediet folën protagonistët e takimit. Futbollisti kuqezi, Elseid Hysaj pranon se ka mungesë përqëndrimi në ekip.

“Ishim te pozicionuar keq prandaj pësuam gol. Duhet ta marrim si mësim sepse deri në fund nuk i dihet kush fiton në këtë grup. Ishim duke luajtur mirë, po na jepnin dorë të madhe tifozët. Po mundohemi, por kështu ndryshojnë gjërat.Pësuam dhe në Islandë njësoj. Duhet të jemi më të përqëndruar në pjesën e dytë sepse na ndodh. E dinim që është skuadër që luan në kundërsulm”, tha ai.


Shtuar 11.06.2022 09:03

Tags: