Vëllezërit nga Durrësi hipin në tarracën e pallatit dhe kërcënojnë se do hidhen

Dy banorë kanë hipur në tarracën e pallatitit dhe kërcënojnë se do të vetëvriten në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.

Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati. /Durreslajm/
Shtuar më 05/09/2017, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori